Endri mbyll vitin me katër projekte muzikore [video]

10 Nëntor 2016 - 21:21      

Ai është njëri prej anëtarëve më të rinj në moshë të shtëpisë së njohur diskografike në vend “ON Records”.

Pop këngëtari Endrit Elshani i njohur si Endri ka pak vite që ka filluar karrierën muzikore, ndërsa ai vazhdon të jetë një nga shtyllat e “ON Records”.

Javën që lamë pas, ai publikoi këngën e re në duet me reperin e talentuar, Fero po ashtu është pjesë e ‘labelit’ në fjalë.

Endri, pas kësaj kënge është duke punuar në këngën solo me tekst të reperëve Mozzik dhe Getinjo, të cilën pritet ta lansojë në mes të dhjetorit, kurse vitin do ta mbyllë me katër projekte muzikore te realizuara.

Pop-këngëtari i ri, i cili shquhet me vokalin e tij, më së shumti bujë këtë verë bëri me këngën “Baby falma”, ndërkohë për emisionin “Express” të KTV-së, kujtoi hapat e tij të parë në kuadër të “ON Records” .

Endri shtoi se në fillim të vitit 2017, synon ta realizojë një këngë në gjuhën angleze ku përmes saj synon tregun internacional, ndërsa tha se pritet të këtë bashkëpunime edhe me top-anëtarët e shtëpisë diskografike të cilës i përket.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...