10 Nëntor 2016 - 10:47
Gjatë kësaj interviste, Era ka folur për albumin, i cili do të ketë shtatë këngë.
“Dua të njihem si një vajzë nga Kosova, e cila i jep shpresë njerëzve të saj duke besuar në ëndrrat e saj dhe duke mos u dorëzuar kurrë për to... si dikush që tregon se çdo gjë është e mundur”, ka thënë Era.
“Albumi ka shtatë këngë dhe është pjesa në të cilën po punoj më së shumti, po eksploroj dhe po provoj të shkruaj tekste këngësh sa më të sinqerta. Sot kam më shumë presion pasi kam një kompani incizimi me të cilën kam kontratë dhe gjërat pak komplikohen kur ke afate” ka shtuar krijuesja e hitit “Bon Bon”.
“Projekti duket se nuk ka limit megjithatë dhe kjo më bën të lumtur” ka treguar Era.
Era momentalisht gjendet në Londër, atje ku edhe e ka realizuar këtë intervistë dhe ku me siguri po punon në albumin e saj.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...