9 Nëntor 2016 - 21:40
Këngëtarë, aktorë e të tjerë personalitete publike ‘pushtojnë’ mediat rozë për punët e tyre të reja, por në veçanti për privatësinë e tyre, e duke mos i harruar kohë pas kohe edhe skandalet, raporton Express i KTV-së.
Një lajm që ‘pushtoi’ mediat ishte konflikti para disa muajsh, i cili solli në qendër të vëmendjes dyshen e reperëve, Noizy dhe Cozman. Rigels Rajku, i njohur më nofkën Noizy dhe njëri nga anëtarët kyç të shtëpisë diskografike, OTR, e Denis Hajri Varrosi, kishin mbetur të plagosur në qendër të Prishtinës, pas një përleshjeje me anëtarin e BABASTARS, Ylber Abdullahun- Cozman, i cili shoqërohej nga i vëllai, Ymeri, dhe nga shoku i tyre, Albert Krasniqi. Si pasojë e gjithë kësaj, pati të burgosur dhe raportet ishin shumë të tensionuara, deri në momentin kur ndërhynë edhe familjarët e protagonistëve e që duken se i qetësuan gjakrat. Ky konflikt bëri që Noizy dhe Comzan për një kohë të gjatë të mbizotëronin shou-bizin shqiptar.
Një tjetër dyshe që vazhdon të jetë pjesë e shou-bizit pavarësisht se vazhdon jetën e tyre ndaras, janë Teuta Krasniqi dhe Blero. Aktorja, në njërën anë, për lidhjen e saj me Adonisin dhe sjelljen në jetë të vajzës të dytë, e këngëtari në anën tjetër për lidhjen me Afronën. Mirëpo, në një moment mes kësaj dyshe të fundit, siç shkruanin portalet, kishte pasur një krizë. Por, ja që ata u panë sërish së bashku.
Një personazh shumë i përfolur mbetet këngëtari Labinot Tahiri. Jo për ndonjë këngë, klip apo album të ri, por për iniciativat e tij bamirëse. Në fakt, mbledhja e fondeve për pak ditë për një vajzë që kishte pasur nevojë për ndihmë për shërim jashtë vendit, e kishte shndërruar Labin në një person shumë të dashur dhe të vlerësuar nga audienca. Komentet pozitive kishin shpërthyer në rrjetet sociale, ndërsa kohëve të fundit është thënë se shteti ia ka ndaluar këngëtarit të mbledhë fonde nga qytetarët pa krijuar ndonjë fondacion në emër të tij.
Larg nuk ka qëndruar këngëtarja shqiptare, Soni Malaj. Pas ndarjes nga bashkëshorti i saj, Mirko, mediat rozë në Shqipëri nuk e lanë të qetë këngëtaren deri në momentin kur zbuluan lidhjen e saj të re. Soni kishte treguar për këtë lidhje, derisa së fundi ka qarkulluar edhe një foto ku ajo shihet përkrah të dashurit të ri.
Edhe Nora & Roberti nuk e lëshuan frontin. U fol e u shkrua shumë për ta për faktin se ishin ndarë dhe po jetonin ndaras. Asnjëri nuk e pranonte dhe së fundi dyshja është duke pasur paraqitje të përbashkëta. Të vërtetën më së miri e dinë vetë ata.
Zhvillimet e reja në shou-bizin shqiptar i presim në vazhdim.
Kush nuk po e lëshon frontin? by kohanet
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...