A do e mbajnë fjalën të famshmit?

9 Nëntor 2016 - 14:22      

Zgjedhjet në Amerikë janë në qendër të vëmendjes së gjithë botës, por fitorja e Trump është një trishtim i madh për ‘bandën’ e Hollivudit që mbështeti Hillary Clinton.

Lady Gaga organizoi një protestë kundër Trump, jashtë Trump Tower, duke drejtuar një ambulancë me shenjën “Love Trumps Hate”. Në mesnatë, teksa nisën të jepeshin dhe rezultatet Gaga shkruan në Twitter: Thuaj një lutje Amerikë”.

Gjithashtu mbështetës të tjerë të Cliton, njerëz të famshëm, kanë shprehur trishtimin e tyre në rrjetet sociale. Eva Longoria ka postuar një selfie të mërzitur në Snapchat ku shkruan “Çfarë po ndodh??????”.

Mbështetës të tjerë të saj, përfshi Lena Dunham, Miley Cyrus dhe Amy Schumer kanë thënë se do të largoheshin nga Amerika nëse zgjidhej Trump, transmeton tch. Kanadaja nëpërmjet një postimi në Tiwtter i mirëpret ato duke shkruar se “është e inkurajuar të sjellin traditën kulturore me vete për ta shpërndarë me qytetarët”.

Katy Perry, me 94 milionë ndjekës në orët e para ka shkruar në Twitter: “Mos u ulni ende. Mos qani. Lëvizni. Ne nuk jemi një komb që të lejojmë URRYESIN të na drejtojë. Ne nuk do të heshtim kurrë”.

Këngëtarja Cher është shprehur se fitorja e Trump i duket sikur i ka vdekur një njeri në familje, ndërsa Ariana Grande ndihet e tmerruar. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...