Nga Madonna tek Bon Jovi: Yjet në një koncert për Hillary Clinton [video]

8 Nëntor 2016 - 10:13      

Pas pak orësh bota do të zbulojë kush do të jetë presidenti i ri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe në prag të garës përfundimtare për Shtëpinë e Bardhë yjet e muzikës kanë zbritur në fushë për kandidaten e tyre: Hillary Clinton.

Madonna improvizoi një koncert në New York, Bruce Springsteen kërkoi ta votojnë gjatë koncertit të tij të fundit live dhe Jon Bon Jovi u ngjit në skenë me Lady Gaga për ta mbështetur.

Luisa Veronica Ciccone iu la takim në Grande Mela fansave të saj në rrjetin social. ”Ejani në Washington Square për të kënduar për Hillary”.

Dhe më pas e mbajti premtimin : këndoi “Like a prayer” dhe ftoi të gjithë për të votuar për Clinton për “të shpëtuar Amerikën”. Më pas premtoi se do të festojë me të gjithë në shesh për triumfin.

“Hillary Clinton duhet të jetë presidentja e SHBA-së”, tha Madonna. Donald Trump president? Por duhet të qeshemi nga i gjithë planeti, shtoi ajo, transmeton ATSH.

Bruce Springsteen në Philadelphia tha se do të donte Clinton presidente për vizionin e saj për një Amerikë ku çdo njeri ka një vlerë. 40 mijë personave prezentë në koncertin e tij, u tha “‘Kështu mund të shikojmë në 2016 dhe të themi me Hillary Clinton nga ana e drejtë e historisë”. Springsteen iu bashkua Jon Bon Jovi , i cili shkoi bashkë me Hillary Clinton në Karolinën e Veriut për një koncert me Lady Gaga, ku ishte dhe vetë presidenti Barack Obama me gruan e tij .

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...