Wonder: Të votosh për Trumpin është si të më kërkosh të vozis

8 Nëntor 2016 - 00:20      

Ikona e muzikës, Stevie Wonder ka thënë se vota për Donald Trumpin është sikur t’i kërkojnë atij që të vozisë.

Wonder, i cili është i verbër, këtë krahasim e bëri gjatë një interviste për Philly.com, pas koncertit të tij që e realizoi për Hillary Clintonin, transmeton Koha.net.

“Sikur të kishit një rast emergjent dhe ju duhet që të shkoni në spital, a do të dëshironit që unë të vozis veturën?”, ka pyetur Wonder, derisa gazetari i është përgjigjur me “jo”. Pastaj këngëtari shtoi, “sepse nuk jam vozitës me përvojë apo jo?”

“Pra unë besoj se Hillary është person me përvojë në qeveri dhe ajo kaloi 30 vjet me angazhime. Të mos përmendim se prindërit e mësuan siç është më së miri që të ketë respekt dhe dashuri për të tjerët. Ky është personi që dua të qeverisë, të jetë lider i këtij kombi”, ka thënë Wonder.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...