7 Nëntor 2016 - 14:17
Këngëtari 22 vjeçar u nderua me statujën e këngës më të mirë për këngën “Sorry”, ajo e “Best fan” dhe ajo e këngëtarit më të mirë kanadez.
Lady Gaga u vlerësua me çmimin si artistja më ë mirë femër . Beyoncé dhe Adele, favoritet kryesore me 6 dhe 5 nominime u kthyen në shtëpi me duar bosh.
Çmimi si artisti më i mirë mashkull i shkoi 18 vjeçarit kanadez Shawn Mendes, ndërsa artistja më e mirë e 2016 u vlerësua 19 vjeçarja Zara Larsson.
Weknd fitoi me videon “Starboy”, në pop kanë triumfuar Fifth Harmony, ndërsa në hip hop është ende territori i Drake. Për rock-un u vlerësuan Coldplay, kandidatë në pesë kategori.
Mes fishekzjarreve, lojërave me drita de efekteve speciale, Mtv Emas kurorëzuan të mëdhenjtë e muzikës në një festë të mahnitshme. Mungonte në skenë Justin Bieber, që u nderua me tre çmime (Best song, Biggest fans, Best Canadian Act), në pesë kategori. Këngëtari bashkë me çmimet e marra mbrëmjen e djeshme çon në 20 numrin e statujave të marra gjatë karrierës së tij , duke qenë dominuesi i MTV.
Edhe Lady Gaga nuk ishte e pranishme në Holandë, por mori çmimet si Artistja më e Bebe Rexha, mirë femër dhe Look-u më i mirë. Të pranishëm ishin Shawn Mendes, i duartrokitur nga publiku dhe fitues i çmimit Artisti më i mirë mashkull, The Weeknd, Onerepublic, DNCE dhe Lukas Graham.
E ndezi publikun edhe Bruno Mars me interpretimin e parë live të këngës së re “24K Magic”. Në Roterdam ishte Green Day, që u ngjitën në skenë në fillim të shfaqjes dhe më pas për të tërhequr Global Icon Award,çmim i dhënë gjatë viteve të fundit artistëve të kalibrit si Duran Duran, Ozzy Osbourne, Eminem, ëhitney Houston, Queen e Bon Jovi.
Mtv Europe Music Awards u prezantua nga këngëtarja me origjinë shqiptare Bebe Rexha, e cila u ngjit për herë të parë në skenë si prezantuese. Në skenë u ngjitën edhe Kings of Leon, Martin Garrix (“Best Electronic” e “Best World Stage”), Afrojack dhe artistja Zara Larsson.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...