De Niro refuzon fotografimin me Schwarzeneggerin sepse voton për Trumpin

6 Nëntor 2016 - 17:01      

Për shumë analistë, gara presidenciale mes Donald Trump dhe Hillary Clinton ka përçarë si kurrë më parë amerikanët dhe këtë e ilustron më së miri edhe një shembull nga yjet e Hollywood-it.

Robert De Niro refuzoi të bëjë një foto me Arnold Schwarzenegger gjatë një mbrëmjeje gala të zhvilluar ditën e enjte.

“Nuk dua të kem të bëj fare me njerëz që mbështesin Donald Trump”, është shprehur De Niro dhe ka braktisur fotografinë, sipas revistës Variety.

Që të dy aktorët ishin të ftuar në një takim të organizuar nga “Miqtë e Izraelit” në Beverly Hills dhe para se të shkrepej fotoja mes tyre, De Niro ka pyetur vazhdimisht “Terminatorin” nëse do të votonte për Trump.

Revista Variety thotë se përgjigjia “Jo” e zbehtë e ish-guvernatorit republikan të Kalifornisë nuk e ka bindur Robert De Niron, që e ka braktisur foton në momentin e fundit të shkrepjes. Megjithatë, disa foto mes dy aktorëve u shkrepën para se të ndodhte gjithë ky “debat”.

Gjithsesi, duket se De Niro nuk ka qenë në dijeni të një deklaratë të 8 tetorit të Arnold Schwarzenegger, i cili përmes Twitterit deklaronte se për herë të parë që nga viti 1983, kur mori nënshtetësinë amerikane, nuk do të votojë për republikanët.

“Si shumë amerikanë, si shumë republikanë, këto zgjedhje më kanë turbulluar edhe mua. Për herë të parë unë nuk do të votoj një kandidat republikan për president dhe as që ja kam idenë se kë do të votoj muajin tjetër”, shkruante një muaj më parë “Terminatori”.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...