Kur do t’i japë fund beqarisë Albatrit Muqiqi [video]

5 Nëntor 2016 - 08:49      

Njëri prej këngëtarëve të pop-muzikës në vend këtë muaj pritet t’i japë fund beqarisë.

Albatrit Muqiqi, brenda muajit nëntor, do të martohet, ndërsa pas këtij procesi jetësor, ai do t’iu rreket dy projekteve muzikore, për t’i përfunduar deri në fund të këtij viti, transmeton emisioni “Express” në KTV.

Albatriti ka qenë aktiv gjatë tërë sezonit të verës, ndërsa para pak javësh lansoi këngën bashkëpunuese me Erik Loshin, të titulluar “Ajo ka faj”.

Albatriti, për emisionin “Express” të KTV-së, theksoi se ka në plan që në fillim të janarit të vitit 2017, të publikojë një baladë me tekst të Arsim Bunjakut dhe të kompozuar nga Virusi si dhe një album me disa prej top-këngëve të tij.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...