4 Nëntor 2016 - 21:35
Selena Gomez padyshim se e meriton titullin “Mbretëreshë e Instagramit”, marrë parasysh faktin se është personi i parë në historinë e këtij rrjeti social, që ka arritur ta dërgojë numrin e ndjekësve në 100 milionë, transmeton emisioni “Express” në KTV.
Bukuroshja amerikane, e cila shquhet për ëmbëlsinë dhe dashurinë që e ka për adhuruesit e saj, momentalisht i gëzon 102 milionë ndjekës në Instagram, edhe pse ka 3 muaj që nuk ka postuar ndonjë fotografi të re.
Pas saj radhitet mikesha e saj e ngushtë, Taylor Swift, me 92.7 milionë ndjekës, të cilët konsiderohen të jenë fansat e saj më të zjarrtë, që e mbështesin në çdo projekt të mundshëm. Në vendin e tretë e gjejmë divën e muzikës pop dhe R&B, Beyonce, me 87.7 milionë ndjekës.

Adhuruesit e këngëtares janë ndër fansat më të përkushtuar në botë dhe ata veten e quajnë “Bee Hives”. Sigurisht se kësaj liste s’kanë si t’i mungojnë as bukuroshet e familjes Kardashian dhe Jenner.
Në vendin e katërt për nga numri i ndjekësve në Instagram e kemi Kim Kardashianin, me 86.4 milionë ndjekës, ndërsa në vendin e pestë gjendet motra e vogël e Kimit, Kylie Jenner, me 77.9 milionë ndjekës.

Kjo e fundit edhe pse nuk ka ndonjë karrierë apo talent të caktuar, vazhdon të jetë tinejxherja më e ndjekur në rrjetet sociale, sidomos nga vajzat e reja. E kjo gjë i ka mundësuar asaj të krijojë biznes milion dollarësh me promovimin e produkteve apo markave të njohura botërore, përmes postimeve të vazhdueshme në këtë rrjet social.

© KOHA
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...