Beyonce e pushtoi ceremoninë e çmimeve “CMA”

3 Nëntor 2016 - 22:33      

Është ceremonia e ndarjes së shpërblimeve, e cila i nderon më të mirët e muzikës country, por ishte diva e muzikës pop dhe R&B, Beyonce, ajo e cila e rrëmbeu qendrën e vëmendjes në edicionin e 50-të të ndarjes së shpërblimeve “CMA”, me interpretimin e mrekullueshëm të këngës "Daddy Lessons", me ç’rast në skenë u shoqërua edhe nga grupi “Dixie Chicks”.

Ceremonia, e cila u përcoll nga një numër i madh i yjeve të muzikës në Amerikë, u udhëhoq nga këngëtarët e muzikës country, Brad Paisley dhe Carrie Underwood. Ata shkëlqyen në skenë me mënyrën se si e udhëhoqën këtë ngjarje. Ndërsa, ndër personat e nderuar gjatë mbrëmjes ishin: Dolly Parton, Garth Brooks, Kenny Chesney, Carrie Underwood, Chris Stapleton etj.

Karakteristika tjetër e mbrëmjes ishin edhe perfomancat e yjeve të ndryshëm në skenë, të cilët u kujdesën për disponimin e të pranishmëve, të tillë si: Miranda Lambert, Tim McGraë, Keith Urban, Luke Bryan, Eric Church, grupi Pentatonix etj.

 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...