Kur do të publikohet albumi “2020” nga 2PO2? [video]

3 Nëntor 2016 - 20:41      

Është një prej rap-artistëve të parë shqiptarë, i cili sot edhe mund të jetë inspirim i shumë gjeneratave të reja. Hite të shumta i ka dhuruar skenën muzikore në vend.

Është ky 2Po2, krijimet e të cilit janë komentuar gjatë e po ashtu i kanë mbijetuar kohës.

Një aktivizim më të madh në muzikë e pati veçanërisht këtë vit, pas disa pauzave të shkurtra, duke sjellë një numër të madh këngësh e videoklipesh.

Albumi “2020” është komentuar gjatë, pasi përveç krijimeve të tij, ka bërë bashkë edhe një numër të madh artistësh me bashkëpunime të ndryshme.

“2020” ka qenë e paraparë të publikohet gjatë muajit shtator, por 2po2 për emisionin Express ka bërë të ditur se planet kanë ndryshuar. Këngët e albumit do të publikohen fillimisht si projekte të realizuara me videoklipe, ndërsa më 1 janar, albumi do të publikohet në platforma digjitale.

“Këngët janë të përfunduara të gjitha, por duke e parë tregun aktualisht në vendin tonë vendosëm kështu. Të gjithave do t’ua realizojmë spotet, edhe atyre që janë në bashkëpunime. Plus janë edhe gjashtë këngë të papublikuara të janë të punuara për qejfi”, ka deklaruar Besniku.

Albumi “2020” ka gjithsej 15 këngë, derisa ato të publikuarat kanë arritur rreth 29 milionë klikime në “Youtube”.

Projekti i fundit është bashkëpunimi me Elvana Gjatën dhe Capital T i cili menjëherë pas publikimit pati një pritshmëri të jashtëzakonshme nga adhuruesit e muzikës.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...