3 Nëntor 2016 - 15:14
26-vjeçarja Swift, e theu rekordin e grupit Rolling Stones nëpër Amerikën Veriore, duke i fituar më shumë se 200 milionë dollarë me turneun e saj "1989", mirëpo këtu janë llogaritur vetëm koncertet nëpër Amerikën Veriore. Vitin e kaluar ylli i hitit "Bad Blood" u rendit e dyta në këtë listë, pas Katy Perry-it, e cila i kishte fituar gjithsej 80 milionë dollarë brenda vitit 2015, transmeton emisioni “Express” në KTV.
Këtë vit, e dyta në listën e revistës Forbes, u rendit ylli britanik i muzikës soul, Adele, me fitimin e 80.5 milionë dollarëve brenda 365 ditëve. 28 -vjeçarja Adele, albumi i së cilës "25" u bë albumi më i shitur i vitit 2015, e ka shijuar suksesin e tij edhe sivjet kryesisht falë promovimit që ia ka bërë përmes turneut të saj muzikor shumë të ndjekur.
Në vendin e tretë e gjejmë mbretëreshën e muzikës pop, Madonna, e cila falë shitjeve të mira të albumit të saj të fundit dhe turneut "Rebel Heart", ka arritur që brenda vitit t’i fitojë gjithsej 76.5 milionë dollarë.
Në top- pesëshen e kësaj liste hyjnë edhe yjet Rihanna me 75 milionë dollarë të fituara brenda vitit dhe Beyonce, e cila falë albumit të saj të fundit “Lemonade” dhe turneut që vijoi pas këtij lansimi, i fitoi gjithsej 54 milionë dollarë.
Bashkërisht, dhjet femrat e përfshira në këtë listë të përpiluar çdo vit nga revista Forbes, i kanë fituar gjithsej 600 milionë dollarë për një vit.
© KOHA
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...