Shqiptarja fyen popullin e saj në televizionin gjerman

3 Nëntor 2016 - 14:36      

Shqiptarja Alkeda Paskali duke u munduar të shfaqet si komediane ka fyer të gjithë shqiptarët. Ajo ka fyer popullin e saj para publikut gjerman dhe jo vetëm. Alkeda Paskali, pjesëmarrëse në talent shoun “Das Super Talent” ka thënë se shqiptarët janë trafikantë të drogës dhe prostitucionit, transmeton Shqip.

Gruaja 48-vjeçare, e cila sipas mediave gjermane është e lindur në Shqipëri dhe jeton në Ludëigsburg, në ‘stand up’-in e saj thotë se është nga Shqipëria dhe se shqiptarët njihen si trafikantë të drogës dhe prostitucionit.

“Sigurisht, ka edhe shqiptarë që nuk janë trafikantë të drogës, por vetëm janë në shërbim të tyre”, ka shtuar ajo. Ndonëse juria nuk ia dha asnjë pikë, ajo uli imazhin e shqiptarëve kudo në Evropë.

Pas kësaj paraqitje skandaloze, shqiptarët në forume të ndryshme kanë kritikuar kandidaten shqiptare, por edhe televizionin gjerman RTL.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...