Charlize Theron nderohet nga “amfAR”

1 Nëntor 2016 - 19:23      

Aktorja e shpërblyer me ‘Oscar’, Charlize Theron, është nderuar në edicionin e shtatë të gala mbrëmjes bamirëse “Inspiration Gala” të organizuar nga organizata amfAR, në Los Angeles.

Chelsea Handler, Heidi Klum, Jon Hamm, Cheyenne Jackson, Dita Von Teese, Kelsey Grammer dhe Jane Lynch, ishin ndër personat të cilët e ndoqën këtë ngjarje bamirëse.

Mbrëmja po ashtu e nderoi, Jeffrey Katzenbergun, kryetarin e bordit të kompanisë “DreamWorks New Media”. Që të dy, Katzenberg dhe e dërguara speciale për paqe në Kombet e Bashkuara, Charlize Theron, u shpërblyen për kontributin e tyre në luftën kundër sëmundjes vdekjeprurëse SIDA, transmeton emisioni Express i KTV-së.

Ngjarja, e përkrahur nga kompanitë Harry Winston dhe MAC Viva Glam, arriti t’i grumbullojë rreth 2 milionë dollarë, të cilat do t’i dhurohen organizatës bamirëse “amfAR”, e cila pastaj i ndanë këto të holla për programe të ndryshme që fokusohen në hulumtimet e gjetjes së kurës për sëmundjen SIDA.

Mbrëmja nisi me një mjuzikëll të inspiruar nga studio Disney, për ta nderuar Jeffrey Katzenbergun. Një orkestër e përbërë nga 10 instrumentistë më pas e performoi këngën "Friend Like Me" dhe më pas ylli i serisë “American Horror Story”, Cheyenne Jackson, dhe ylli i serisë Glee, Jane Lynch, dolën në skenë për ta performuar këngën "A Whole New World".

Dhe në fund mbrëmja u përmbyll me një performancë eksplozive të këngëtarit të muzikës pop dhe R&B, Jason Derulo, i cili i interpretoi hitet e tij më të mëdha si: "Whatcha Say", "Wiggle", "Talk Dirty", dhe "Want To Want Me."

 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...