Bruno Mars dhe Mark Ronson akuzohen për plagjiat të “Uptown Funk” [video]

31 Tetor 2016 - 14:02      

Ishte një nga këngët më të shitura më 2015 dhe ka sjellë fitime të mëdha për Bruno Marsin e Mark Ronsonin por ata mund të përballen me ligjin në Amerikë për shkak të “Uptown Funk”, raporton TMZ.

Kjo pasi grupi muzikor Collage ka akuzuar Bruno Marsin e Mark Ronsonin për kopjim të “ritmit, harmonisë, melodisë dhe strukturës” të hitit të tyre botëror të vitit 1983 “Young Girls”, transmeton Koha.net.

Grupi pretendon se “Uptown Funk” është “qartazi kopje ose në thelb e ngjashme” nga puna e tyre e më hershme.

Collage kërkon dëmshpërblim për këtë këngë.

Më poshtë mund t’i krahasoni këto dy këngë.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...