Dënohet hakeri për vjedhjen e fotove nudo të të famshmëve

30 Tetor 2016 - 11:42      

Një gjykatë në Pensilvani ka dënuar me 18 muaj burg Ryan Collins, të njohur ndryshe si djalin që ka ndërhyrë në privatësinë e VIP-ave.

36-vjeçari u shpall fajtor, pasi vodhi fjalëkalimet e rrjeteve sociale, kartave të kreditit dhe adresave “iCloud” të mbi 600 njerëzve.

Por pjesë e “viktimave të tij virtualë” ishin edhe emra të njohur, si aktoret Jenifer Lawrence, Kate Upton, Scarlett Johansson dhe Kirsten Dunst. Dëmi më i madh që Ryan Collins u shkaktoi atyre ishte ndërhyrja në adresat e tyre “iCloud”, që janë të lidhura me pajisjet “smarthphone”, nëpërmjet të cilave ai mori të gjitha materialet që ato mbanin nëpër telefona apo adresa “Gmail”-i.

Rasti i tij ka bërë bujë të madhe mediatike dhe ka ngritur këmbanat e alarmit mbi privatësinë dhe informacionet që njerëzit mund të ruajnë në pajisjet e tyre teknologjike, transmeton TCH.

Collins publikoi foto nudo të aktores fituese të çmimit “Oscar”, Lawrence, pikërisht në faqen e saj zyrtare të internetit. Me pas pamjet morën dhènë. Kjo e fundit e cilësoi ndërhyrjen në privatësinë e saj si një “krim seksual”, e njëherësh ka nisur një fushatë të gjerë, që faqet “online” të mos përfitojnë financiarisht nga klikimet, të cilat i marrin pasi publikojnë materiale nudo.

Edhe pse u shfajësua se fotografitë e saj ishin për një set fotografik artistik, daljet në publik të Lawrence pas skandalit kanë qenë të pakta.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...