“Minatori” paralajmëron “Kur Prishtina u kan sheher”

29 Tetor 2016 - 12:53      

Ishte bërë kohë që Naser Gjinovcin nuk e kishim parë në ekran, një personazh ky i cili gjithmonë ka qenë i gatshëm për t’iu përgjigjur interesimit të mediave edhe atëherë kur nuk ka diçka të re nga muzika, por thjesht për të folur për ndonjë temë të caktuar.

Por, një gjë të tillë ai nuk e bëri muajve të fundit.

Gjinovci thotë se gjatë kësaj periudhe ka qenë në Prishtinë dhe është marrë me punët e përditshme, teksa tregon arsyen e mospranisë në media.

Ai shton se pajtohet me atë se reklama e tepërt është antireklamë, prandaj është i lumtur që gjatë gjithë këtyre viteve kanë mbajtur një balancë, siç e konsideron, perfekt, sa i përket pranisë në mediume dhe ky thotë se ka qenë një nga arsyet e suksesit të “Minatorit”.

Ndryshe, këtë hapësirë kohore, Naseri bashkë me kolegët e tjerë nga “Minatori” e kanë shfrytëzuar për realizimin e një kënge të re.

Këngëtari deklaroi se kënga me titull “Kur Prishtina u kan sheher” do ta ndaj publikun pro dhe kundër. Për KTV-në, ai nuk ngurroi t’i shpalosë disa vargje të këngës.

Megjithëse kanë qenë të pranishëm nëpër disa koncerte, Gjinovci e quan këtë një rikthim të grupit dhe bëri të ditur se do të jenë më aktiv tash e tutje.

E krahas këngëve e klipeve, një dëshirë e madhe e anëtarëve të grupit “Minatori” është mbajtja e një koncerti madhështor.

Ndryshe, kënga dhe klipi i ri i grupit “Minatori” do të lansohet kah fundi i muajit dhjetor të këtij viti.

 © KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...