“Dissi” i Cozmanit dhe Skivit [video]

27 Tetor 2016 - 18:59      

Mbiemri i njërit prej futbollistëve më të mirë të të gjitha kohëve, ai i argjentinasit Diego Armando Maradona, është bërë kryefjalë e projektit më të ri muzikor të dyshes së llejbëllit “BabaStars”, Cozman dhe Skivi, i publikuar të mërkurën.

Cozman dhe Skivi duket se janë inspiruar për ta realizua një këngë të tillë nga reperi tashmë i famshëm anglez Dappy, i cili në verë të këtij viti lansoi hitin e titulluar “Messi”, raporton "Express" i KTV-së.

Një inspirim të tillë e patën edhe reperët Ledri Vula, Lumi B, Gjiko dhe Skerdi, të cilën në fund të shtatorit, në formë të “remixit”, e sollën këngën me titull “Messi”, i cili është shpallur pesë herë lojtari më i mirë i botës në futboll.

Edhe reperi Capital T, në po të njëjtën kohë, plasoi këngën “Koka-Kola”(Remake) të kënduar më parë nga reperi Dappy.

Brenda teksteve të reperëve shqiptarë, mes rreshtave, vërehet qartë se janë duke e thumbuar njëri-tjetrin, nën kornizat e këngës “Messi”, e cila duke qenë e kënduar nga Dappy, ka arritur të dëgjohet në afër 400 mijë klikime, ndërsa ajo e kënduar nga Ledri Vula, Lumi B, Gjiko, Skerdi dhe në versionin e Capital T ka arritur në më shumë se dy milionë klikime, duke mos llogaritur edhe atë të kënduar nga Cozman dhe Skivi, që po merr hov të madh të klikimeve. Në tekstin e kësaj kënge, përmenden emrat e këngëve të lartpërmendura të reperëve kosovarë.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...