27 Tetor 2016 - 13:00
Megjithatë, reagimi i saj i fundit në rrjetin social Facebook nuk la pa ngjallur reagim në mesin e kolegeve të saj. Marsela mbrëmë shkroi se një status në profilin e saj, duke kritikuar disa prej krijimeve në vend. Ajo poashtu ironizoi me operacionet plastike të këngëtareve të estradës shqiptare duke thëne se duhet të mbrohen nga UNESCO, raporton emisioni “Express” në KTV.
“Këto këngët gjoja "reggae" alla Albanesçe ,me tekste të thella dhe plot mesazh për njerëzimin ("unë kam me ta fal , ti ke me ma dhënë, uuu yeaaah baby , i feel something , I'm a king , I'm a queen etj etj ) , të kënduara pak kështu , hundore se bën më stil Rihanna .....kupton? Dhe me që jemi ti themi ati xhaxhit kameraman të fokusoj 3/4 e video klipit tek dekolteja dhe tek buzët që me mjeshtëri ka punuar ai xhaxhi tjetër , ai i plastikes ..... duhen mbrojtur nga UNESCO sidomos në versionin live te tyre ... perla të vërteta që pasqyrojnë kulturën, muzikën dhe përparimin e shijeve muzikore dhe artistike të vendit tonë”, ishte postimi i Marselës, i cili nuk u prit aspak mirë nga Samanta Karavello, e cila poashtu u shpreh përmes rrjetit social, duke thënë se ajo ishte e njohur që nga 13-vjeç, në kohën kur, sipas saj, Marselën nuk e njihte askush “.
“Nuk kam dashur ti kushtoj ndonjëherë rendësi këtyre statuseve përgjatë gjithë këtyre viteve qe depërtoj në muzikën shqiptare, por kur behet fjale për një kolege qe ka shprehur vlerësim ndaj vokalit tim dhe dashamirësi ndaj meje s’mund ta le pa anashkaluar. Do kisha shume dëshire te kishe dhe ti suksesin qe meriton pa cenuar timin. Nëse mendon se e bën me mire TREGOJE .Publikun as te mora as ma more. Vokali im është vlerësuar nga MJESHTER te muzikës shqiptare kur isha vetëm 13 VJEC ( ndërkoha askush nuk e njihte emrin tënd ) Do ishte me mire te beje diçka më me vlerë se te komentoje muzikën e kolegeve te tua, aq me tepër kur je artiste vet ! PEACE”, thuhej në reagimin e Samantës të cilin e ka fshirë pak kohë pas publikimit.
Ndërsa, Marsela i ka thanë emisionit Express në KTV se nuk ka pasur asgjë personale në reagimin e saj.
“Absolutisht nuk ka qenë personal. Ishte thjeshtë një mendim mbi muzikën komerciale në Shqipëri në përgjithësi që nuk më pëlqen”, është shprehur këngëtarja.
Kjo nuk është përplasja e parë në mes artistëve shqiptarë, kemi parë edhe raste të tjera, shumë më të ashpra se kaq.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...