26 Tetor 2016 - 21:29
Këtë ëndërr ai po e synon ta realizojë nëpërmjet labelit “LTMV records” me seli në Prishtinë.
“Gjithçka filloi kur e pashë një faqe në rrjetet sociale dhe në atë kohë mundohesha ta promovoja muzikën time, kështu që ia dërgova LTMV disa nga ‘coverat’ që i kam bërë dhe pas rreth një jave ata m'u përgjigjën pozitivisht dhe më thanë se duhet ta bëja ‘cover’ një këngë, e cila ishte për momentin shumë e popullarizuar. Unë e bëra dhe mora përgjigje të mirë nga faqja dhe nga njerëzit që e vizitonin atë faqe në internet. Kështu që Arbri filloi të më dërgonte më shumë këngë që t’i këndoja, e që aktualisht janë tejet të dëgjuara dhe pastaj ai më tha të përpiqesha të bëja muzikë origjinale dhe pas 24 apo 48 orësh, unë i dërgova një intro dhe që atëherë ne filluam të bëjmë gjithnjë e më shumë muzikë dhe filluam ta marrim më seriozisht tërë situatën”, ka thënë Zac për “Express” të KTV-së.
“Danger Zone” është kënga e parë e Zac, prej kur ka filluar të bashkëpunojë në Kosovë me anëtarët e LTMV Records. Ai së shpejti pritet ta lansojë klipin e kësaj kënge, që thotë se është pikënisje ideale e krijimtarisë muzikore.
“Numri i këngëve origjinale që i kam deri tani ndoshta është më shumë se shtatëdhjetë, të cilat i kam bërë gjatë këtyre pesë vjetëve, duke punuar me Arbrin apo me producentë të tjerë. Në albumin që do ta publikojmë deri në fund të vitit do t’i përfshijmë dhjetë këngë, kurse kënga ime do të publikohet deri në fund të këtij muaji. Synimi im është që të vazhdojë të eksperimentojë me muzikën dhe t'ua ndryshojë njerëzve mënyrën se si e shohin ata muzikën”, ka shtuar ai.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...