Meryl Streep parapëlqen të interpretojë Hillary Clintonin në film

26 Tetor 2016 - 09:48      

Simpatizante e deklaruar e Hillary Clinton, Meryl Streep, është në krah të kandidates demokratike në Shtëpinë e Bardhë.

Aktorja , e ftuar në Festivalin e Kinemasë në Tokyo ka deklaruar se do të jetë e nderuar që mund të fusë në “librin”e saj të interpretimit të Oscar , pas Thatcher, edhe Hillary Clinton, shkruan Tgcom24.

“Do të isha e nderuar për këtë. Por duhet të presim, duke parë se të gjitha sukseset e saj të mëdha duhet ende të vijnë”, tha Streep.

Pas Margaret Thatcher në “The iron Lady”, me të cilën ka fituar Oscarin e tretë , pra një rol tjetër i rëndësishëm i një gruaje të fuqishme dhe me influencë.

Aktorja do të punonte me shumë dëshirë për personazhin e kandidates demokrate në një film biografik, me aprovimin e Clinton natyrisht. Për momentin aktorja po i dedikohet Florence për rolin e së cilës në film, me regjisor Stephan Fears, duhet të ushtrohej për muaj të tërë më një maestro të operas, për të “shkatërruar” më pas gjithçka që kiste mësuar, tha ironikisht ylli i kinemasë.

“Megjithatë, do më pëlqente të bëhesha këngëtare një ditë, edhe pse nuk jam shumë e mirë”. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...