Suge Knight padit Dr Dre, thotë se punësoi vrasës me pagesë për ta vrarë

25 Tetor 2016 - 12:33      

Moguli i repit Marion “Suge” Knight ka akuzuar producentin e mirënjohur Dr Dre se ka punësuar vrasës me pagesë për ta vrarë atë.

Në një padi, të bërë publike të hënën, Knight pretendon se Dr Dreka provuar dy herë ta vrasë atë, më 2014 dhe 2015, raporton Sky News.

Knight, bashkëthemelues me Dr Dre të kompanisë “Death Row Records”, është tani në burg në pritje të gjykimit mbi akuzat se ka drejtuar dhe vrarë kolegun e tij të industrisë Terry Carter në një parking në Los Angeles në janarin e 2015, transmeton Koha.net.

Në padinë e paraqitur në Gjykatën e Lartë në Los Angeles, Knight thotë se ai po e mbronte veten përderisa një burrë tjetër, filmbërësi Cle "Bone" Sloan, e kishte sulmuar me armë.

Disa muaj më parë Knight ishte sulmuar me shtatë të shtëna armësh në një aheng të organizuar në Hollyëood nga ylli i R&B, Chris Brown.

“Andre Young është përgjegjës për të dyja krimet”, thuhet në padi, që i referohet emrit të vërtetë të Dr Dre.

“Është fakt tashmë që Young dhe Knight nuk janë miq më”, thuhet më tutje në padinë e paraqitur, e cila kërkon dëmshpërblim financiar, që sipas The Guardian arrin vlerën e 300 milionë dollarëve.

Një avokat i Dr Dre i ka hedhur poshtë të gjithë këto akuza, përderisa Cle Sloan, që ishte lënduar në incident në parking ka mohuar të ketë kërcënuar Knightin.

Ndërsa Knight ka paditur ndaras edhe Chris Brownin për mungesë të sigurisë në ahengun e tij.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...