Kim tërheq padinë ndaj mediumit që thoshte se vjedhja në Paris ishte trillim

24 Tetor 2016 - 22:05      

Ylli Kim Kardashian West ka tërhequr padinë ndaj portalit “MediaTakeOut” të hënën, pasi mediumi i ka kërkuar falje.

36-vjeçarja ishte akuzuar nga ky medium se kishte trilluar ngjarjen se hajnat kishin vjedhur nga ajo gjëra të vlefshme teksa qëndronte në Paris.

“‘MediaTakeOut’ kërkon falje për publikimin e disa lajmeve të rreme për Kim Kardashian West duke sugjeruar se ajo kishte trilluar vjedhjen në Paris, kishte gënjyer autoritetet dhe më pas kishte kërkuar 5.6 milionë dollarë dëmshpërblim për gjërat e vjedhura”, thuhet në njoftimin e mediumit. “Ne dimë që ajo është sulmuar nga hajnat në Paris. Kemi larguar menjëherë dhe përgjithmonë nga faqja të gjitha postimet se ajo ka gënjyer. Kërkojmë falje publike dhe jemi të gëzuar që kjo çështje është qartësuar”.

Kim Kardashian akoma nuk ka komentuar vjedhjen në Francë.

 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...