24 Tetor 2016 - 14:48
Pse, mund ta kuptoni në video?
Me origjinë nga Peja, Ariana Cena prej vitesh jeton në Gjermani dhe ka mundur që të ndërtojë atje një karrierë që çdo bashkëmoshatare e saj do ta kishte zili, bën të ditur emisioni “Fashionista” i KTV-së.
Ariana Cena në vitin 2002 nisi hapat e parë në fushën e modelimit. Ndër vite ka bashkëpunuar me emrat më të njohur në botën e modës. Në fakt gjithçka nisi me fotoshoting që nga mosha 16 vjeçare dhe menjëherë pas publikimit të fotove u bë pjesë e kompanisë “C&A” që ndodhej në Gjermani.
Për emisionin “Fashionista”, Ariana Cena, ka bërë të ditur edhe pjesëmarrjet e saj të suksesshme në botën e modës, transmeton Koha.net. Vlen të ceket pjesëmarrja e modeles në kampanjën e firmës telefonike “E-PLUS/BASE”.
Pastaj u bë pjesë e emisionit “Deal or no Deal” në kanalin SAT.1. ku punoi rreth dy vite rregullisht.
Po ashtu u zgjodh edhe asistente e humoristit “Elton”. Elton bashkëpunon me Stefan Raab, i cili e mban emisionin e njohur “TV Total” në PRO 7.
Në vitin 2009 u bë pjesë e spotit komercial për firmën “L'oreal/Maybelline” me grimerin e njohur Boris Entrup, i cili është një gjerman i suksesshëm nga emisioni “Germany's Next Topmodel”.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...