23 Tetor 2016 - 21:27
Ajo thotë se do të publikojë këngën “Paper Heart” në skenën e njëjtë në të cilën kanë kënduar ikona të muzikës botërore.
Në një status në Facebook, Linda ka shprehur gëzimin për këtë performancë dhe shpresën se do të bëjë krenarë shqiptarët.
“Me datat 1 deri më 4 dhjetor jam e ftuar në festivalin ndërkombëtar garues GOLDEN STAG "Cerbul de Aur" në ROMANIA 🇷🇴! Për të performuar ku dhe do të debutoj me këngën më të rë "PAPER HEART". Në këtë festival kanë kënduar dhe Christina Aguilera, Pink, Mc Hammer, James Brown dhe shumë ikona të tjera të muzikës botërore! Jam e Lumtur që kam marrë ftesë për të qenë pjesë e këtij festivali dhe shpresoj se performanca ime do t'ju bëj krenare të gjithëve! Festivali transmetohet në televizionin shtetëror Rumun, gjithashtu në internet! Links do t'i kemi së shpejti! Është hera e parë për mua të performoj në këtë shtet dhe njëkohësisht krahas gëzimit të madh kam dhe emocione”, ka shkruar ajo.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...