Performancë mahnitëse e Nicole Scherzinger në X-Factor [foto/video]

23 Tetor 2016 - 11:40      

Mbrëmë ishte java e tretë e shout të njohur X-Factor në Britani në të cilën si pjesë e jurisë është një divë e muzikës, bukuroshja Nicole Scherzinger.

 

Derisa anëtarët e jurisë, Simon Cowell, Louis Walsh dhe Sharon Osbourne ishin duke qëndruar në karriget e tyre, anëtarja e katërt, Scherzinger ka hapur këtë shfaqje me një performancë të mahnitshme e cila përveç kësaj ka lënë pa fjalë publikun edhe me bukurinë e saj, transmeton Koha.net.

Bukuroshja 38 vjeçare në skenën e X-Factor dukej si një yll, falë fustanit të saj me plot shkëlqim.

Për më tepër, shikoni performancën e saj dhe fotografitë më poshtë.

 

© KOHA

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...