Hayek: Trumpi kërkoi lidhje me mua

22 Tetor 2016 - 13:41      

Salma Hayek është njëra prej disa femrave që ka akuzuar Donald Trumpin për joshje, duke pohuar se biznesmeni e kërkoi derisa ajo kishte të dashur.

Ylli ka thënë se kandidati presidencial i republikanëve ishte nervozuar aq shumë me refuzimet e saj saqë kishte planifikuar një shkrim në një revistë, në të cilin pohonte se kurrë nuk do të ishte në lidhje me bukuroshen Hayek për shkak se ajo ishte shumë e shkurtë.

Këto akuza aktorja 50-vjeçare i bëri në radion spanjolle “El Show del Mandril”.

“Kur u njoftova me atë burrë, unë kisha të dashur, dhe ai tentoi që të bëhej shok me të dashurin tim për të marrë numrin e telefonit të shtëpisë sime”, ka thënë Hayek.

“Kur i thash se nuk do të dilja me të edhe nëse nuk do të kisha të dashur, ai përsëri telefonoi, por dikush i kishte thënë Natinal Enquirer... thuhej se ai nuk do të dilte me mua sepse unë isha e shkurtë”.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...