“5 në 1”, projekti eksperimental i Rinor Ukimerit [video]

21 Tetor 2016 - 23:20      

“Pesë në një” është ky projekti më i ri eksperimental i multi-instrumentistit prizrenas, Rinor Ukimeri.

Ai është motivuar nga kënga e paharruar e rock-këngëtarit të famshëm amerikan Bon Jovi “You give love a bad name”, për ta sjellë atë të orkestruar në pesë instrumente të njohura muzikore.

Anëtari i grupit të njohur muzikor vendas “Zig Zag Orkestra”, pas këtij projekti, tashmë është fokusuar te disa projekte të tjera të ngjashme, mirëpo që pritet t’i sjellë me ritme të njohura botërore.

Në një të ardhme të afërt, theksoi Rinori për emisionin “Express” të KTV-së, do t’i mbledhë të gjitha projektet krijuese të realizuara në instrumente dhe zhanre të ndryshme, për t'i përmbledhur ato në një album, për të cilin thotë se do të jetë atraksion për audiencën.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...