Rita ia uron ditëlindjen motrës me një fotografi të veçantë

20 Tetor 2016 - 11:34      

Motra e këngëtares shqiptare me famë botërore Rita Ora, sot feston ditëlindjen e 28-të.

Rita gjeti kohën të shpreh ndjenjat e saj për motrën, në rrjetin social Instagram ajo ka publikuar një fotografi ku shihen dy motrat në një orë baleti dhe të kapura për dore.

Kësaj fotografie ajo i ka shtuar një përshkrim mjaft prekës:

“Çfarë do të bëja pa ty? Vetëm zoti e di. Ti je gjithçka dhe arsyeja që unë jam ‘unë’ sot. Çdoherë që më qorton e di që e bën sepse më do. Më kujtohet kur nëna na vishte me rroba të ngjashme dhe unë filloja të qaj sepse nuk kisha të veshur rrobat e njëjta sikur ato që kishe veshur ti dhe ti më jepje tuajat sepse këtë e bëjnë motrat e mëdha. Ne e ndërtuam këtë së bashku dhe do të vazhdojmë përgjithmonë! Jam shumë krenare me ty dhe me gjithçka që ke arritur deri tani. Urime ditëlindja motërz!”, shkroi Rita.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...