Pitt kërkon këshilla shkurorëzimi nga babai i Joliet

20 Tetor 2016 - 09:53      

Aktori Brad Pitt raportohet se ka kërkuar këshilla shkurorëzimi nga vjehërri i tij John Voight, ndërsa Angelina Jolie nuk është e lumtur për këtë.

Sipas revistës “Us Weekly”, aktori 52-vjeçar ka pasur një marrëdhënie të mirë me vjehrrin që prej fillimit të lidhjes me vajzën e tij në vitin 2005.

“Bradi i ka treguar babait të saj se te [Angelina] pëlqen pasionin dhe ekstremitetin e saj”, ka thënë një burim për revistën amerikane.

Burimi pohon se vjehrri i ka thënë Pittit se vajza e tij 41-vjeçare është e çuditshme si nëna e saj, aktorja Marcheline Bertrand. Ajo vdiq nga kanceri i gjirit në vitin 2007, në moshën 56-vjeçare, transmeton Koha.net.

“Ajo është e nervozuar me babanë e saj”, ka thënë burimi. “Asaj po i pengon që babai po flet me Bradin”.

Jolie ka bërë kërkesë për divorc katër javë më parë, duke i dhënë fund martesës 12 vjeçare me Pittin. Ata nuk kanë pasur kontakt që prej ndarjes.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...