Angelina Jolie dhe fëmijët intervistohen nga FBI

19 Tetor 2016 - 21:56      

Angelina Jolie edhe fëmijët e saj janë intervistuar nga 2 agjentë të FBI të martën, për të përcaktuar saktësisht incidentin në mes të Brad Bitt dhe djalit të tij 15 vjeçar, Maddox, transmeton koha.net.

Sipas burimeve të TMZ, 2 agjentë të FBI i kanë bërë një vizitë Angelinas në shtëpinë e saj në Malibu dhe atje kanë qëndruar më shumë se 3 orë.

Sipas tyre, kjo nuk është një intervistë zyrtare dhe se agjencia e FBI është në fazën e gjetjes së provave për të konstatuar nëse ka bazë për të hetuar, transmeton koha.net.

Agjentët dëshirojnë që Angelina dhe fëmijët e saj të tregojnë për këtë rast, hap pas hapi, por ata kanë kaluar shumë kohë për të mësuar se ku gjendej lokacioni i aeroplanit kur ka ndodhur incidenti.
Kjo ka shumë rëndësi, pasi duhet të dihet nëse aeroplani ishte në SHBA gjatë kohës së incidentit.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...