19 Tetor 2016 - 18:08
Që nga ajo periudhë ai kishte vendosur të rrinte për pak kohë larg projekteve që prekin tema të ndryshme sociale, ani pse mungesa e tij vërehej në skenën muzikore vendase.
Është fjala për Faraoni G i cili u rikthye së fundi përmes bashkëpunimit të tij të cilin e pati me show-menin shqiptar Kastro Zizo në këngën e tyre që u mirëprit nga audienca në këtë sezon të verës.
Tashmë, këngëtari gjilanas i shumë hiteve është në përgatitje të dy këngëve të reja, që pritet t'i publikojë deri në fund të këtij viti, ndërsa thotë se do t’i shoqërojë ato me specialitetin e tij.
Për më shumë detaje ndiqeni intervistën e tij dhënë emisionit “Express” të KTV-së.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...