18 Tetor 2016 - 15:25
Filmi, thuhet se do të ndjekë këngëtaren gjatë gjithë procesit të krijimit të albumit të saj të ri, transmeton Koha.net. Nuk dihet saktësisht se kur do të lansohet ky dokumentar, por është e munduar që premierën ta mbajë në të njëjtën kohë sikurse albumi.
Plani i këngëtares Gaga për dokumentarin ishte përmendur shkurtimisht edhe në një intervistë të saj me revistën “T-Magazine”.
“Joanne” pritet të jetë një koleksion personal i Gagas, e cila nuk ka lansuar asnjë album solo që nga albumi “ARTPOP” në vitin 2013.
Albumin e ri ajo e ka emëruar sipas emrit të tezës së saj të ndjerë e cila vdiq nga Lupus (një sëmundje kronike, autoimune që shkatërron ndonjë pjesë të trupit) në moshën 19 vjeçare.
“Besoj se çdo kush ka një Joanne në jetën e tyre”, ka thënë Lady Gaga për “The Sunday Times”.
© KOHA
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...