17 Tetor 2016 - 17:17
Artistja shqiptare nuk do të jetë vetëm prezantuese, por edhe do të performojë po ashtu.

“Këngët e njohura “Me Myself & I” dhe “Hey Mama” gjithmonë i bëjnë njerëzit të vallëzojnë. Kënga tjetër hit e Bebes në bashkëpunim me Nicki Minaj “No Broken Hearts” na kanë disponuar të gjithëve gjatë gjithë vitit dhe këta tinguj fantastik do t’i dëgjoni edhe në EMAs”, thuhet në përshkrimin që i është bërë këngëtares së njohur nga MTV.
Bebe Rexha, që është e nominuar në kategoritë për “Depërtimin më të mirë” dhe “Ylli më i mirë i ri”, thotë se është shumë e lumtur që do të jetë prezantuese e ceremonisë prestigjioze, që mbahet më 6 nëntor në Rotterdam, Holandë.
“Jam shumë e lumtur që do të jem prezantuese e MTV EMAs këtë vit në Rotterdam. A po ndodh kjo me të vërtetë?!?!”, ka shkruar ajo në Facebook.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...