Phil Collins rikthehet 10 vjet pas pensionimit me turne në Evropë

17 Tetor 2016 - 13:02      

Veterani i muzikës rok Phil Collins po rikthehet në skenën muzikore 10 vjet pas pensionimit me koncertet që do t’i mbajë në Londër, Paris e Cologne, raporton BBC.

Këngëtari dhe bateristi Collins ka thënë se vetëm do të këndojë në këto koncerte, të cilat do t’i mbajë në muajin qershor, transmeton Koha.net.

“Mendoj se vetëm do të këndoj, nuk mendoj se do të jem më ndonjëherë në gjendje të luaj si më parë”, është shprehur 65 vjeçari.

Ai është shprehur se ka menduar se do të pensionohet pa zhurmë, por me ndihmën e fansave dhe familjes ka thënë se ka rigjetur pasionin për muzikën.

“Kam menduar se do të pensionohem në heshtje. Por, falë fansae, familjes, dhe mbështetjes nga disa artistë të jashtëzakoshëm e kam rigjetur pasionin për muzikën dhe performancën. Kam ndërruar mendje. Po jetoj me fëmijët e mi, dhe ata duan që të fillojë përsëri rrugëtimin, të bëj gjëra të reja, dhe skam arsye përse mos ta bëj këtë”, ka thënë ai.

Collins, i cili kishte filluar karrierën si baterist dhe më vonë si këngëtarë i grupit “Genesis”, rikthehet në skenë me turneun evropian të quajtur “Not Dead Yet Live”.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...