16 Tetor 2016 - 18:38
Pas kësaj vizite ajo është shprehur e shqetësuar për shëndetin e Assange.

Siç raporton “Daily Telegraph”, ish-ylli i “Playboy” ka thënë se Assange "mbahet shumë mirë", por shprehu shqetësim për të dhe familjen e tij.
“Unë me të vërtetë besoj në të dhe mendoj se ai është një njeri i mirë dhe jam e shqetësuar në lidhje me shëndetin e tij dhe familjen e tij dhe vetëm shpresoj në ndonjë mrekulli që ai të lirohet”, tha Anderson.

Gazeta britanike rikujton se themeluesi i sajtit WikiLeaks i cili është shtetas australian, ka më shumë se katër vjet që jeton në ambasadën e Ekuadorit e cila i ka dhënë azil politik, transmeton kp.
Pamela Anderson është fotografuar duke hyrë në ambasadën e Ekuatorit në Londër duke mbajtur ushqim në qese të letrës.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...