14 Tetor 2016 - 22:31
Si duket, Mozzik nuk ka të ndalur. Ai ka gati këngën e re, të titulluar “Kancer”, transmeton emisioni Express në KTV.
Kanceri është një temë e paprekur më parë nga Mozziku. Ai u ka kënduar dashurisë dhe temave të tjera sociale, derisa edhe për këtë të fundit ka një arsye që e sjell. Kënga nuk do të vijë me videoklip.
Ndryshe, këngëtari gjatë sezonit veror ka qenë tejet i angazhuar në mbrëmje të shumta muzikore në të gjitha vendet shqipfolëse. E konsideron vitin më të suksesshëm në karrierën e tij, bazuar në kërkesat që kishte.
Deri në fund të vitit, Mozzik do të sjellë edhe dy projekte, të cilat do të jenë në bashkëpunime.
Përveç Mozzikut, një numër i madh i projekteve muzikore do të publikohen nga “On Records” deri në fund të vitit. Këtu bën pjesë edhe bashkëpunimi i Kidës me Xhensilën.
“Kancer” do të publikohet të shtunën nga ora 20:00.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...