“Hija e Jetës” rikthehet me koncert [video]

14 Tetor 2016 - 21:44      

Ishte viti 1997, kur dy djem nga Prishtina, edhe përkundër situatës së vështirë socio-ekonomike, kishin vendosur t’i rrekën muzikës rap, zhanër ky jo aq premtues në vend gjatë asaj kohe.

Pas dy vjetësh, ata do të befasoheshin kur dy këngët e tyre, të krijuara me shumë sakrificë kundër represionit serb në Kosovë, “Me frikë dhe urrejtje” si dhe “Hija e zezë”, do të transmetoheshin në dy kanalet më të famshme televizive të muzikës, MTV dhe VIVA.

Në janar të vitit të ardhshëm, grupi “Hija e jetës”, i klasifikuar si ‘Old School’ i rap-it shqiptar, pritet ta shënojë dekadën e dytë të krijimtarisë muzikore, përmes një koncerti para fansave të tyre në Prishtinë, transmeton emisioni Express në KTV.

Kënga “Nesër” e rock-këngëtarit Fisnik Berisha u bë pikë kthyese e njërit nga anëtarët e rep-grupit “Hija e jetës” Don Pizhi, që të rikthehet në arenën muzikore pas afër gjashtë vjetëve.

Kjo këngë bashkëpunuese ia mbushi mendjen reperit Don Pizhi, që tashmë të mendojë për lansimin e disa këngëve të reja.

Reperi i grupit “Hija e jetës” e arsyetoi pauzën e tij disavjeçare në muzikë për faktin se ka kohë që është i fokusuar me punë si ekonomist, ndërsa shtoi se nuk pret ndonjë kthim bombastik të tij, por do të vazhdojë që ta ushqejë pasionin e vet përmes rap muzikës.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...