Ylli i serisë “Breaking Bad” dyshohej për vrasje

14 Tetor 2016 - 14:50      

Aktori Bryan Cranston që luan rolin e kriminelit famëkeq Walter White në serinë e suksesshme “Breaking Bad”, dyshohej se kishte vrarë një person.

Ylli 60-vjeçar gjatë paraqitjes në emisionin “The Tonight Show with Jimmy Fallon”, ka bërë të ditur se para se të bëhej i famshëm kishte punuar në një restorant dhe dyshohej për vrasjen e një kuzhinieri.

Duke promovuar librin e tij të kujtimeve, Cranston ka thënë se gjatë viteve ’70 ai dhe vëllai i tij punuan në një restorant. Kryekuzhinieri i quajtur Peter Wong ishte vrarë.

“Kryekuzhinieri e kishte emrin Peter Wong. Peteri ishte kuzhinier i mirë... dhe person i tmerrshëm”, ka thënë Bryan.

“Ishte personi i parë që e urreja në jetën time. Nuk e kam urryer dikë tjetër para Peter Wongut. Ai nuk ishte djalë i mirë. Ai ishte i mjerë dhe i keq”, ka shtuar ai.

Ylli i filmit “The Trumbo” ka thënë se me shokët e tij kishte bërë shaka për vrasjen e kuzhinierit. Pas vrasjes, stafi i restorantit ishte pyetur nga policia.

“ ‘A ka folur dikush prej jush që ta lëndojë ose ta vrasë Peter Wongun?’”, kujton Bryan i cili i ishte përgjigjur policisë: ‘Po të gjithë kamerierët kemi menduar [ta vrasim]’”.

Aktori në fund ka thënë se ai dhe vëllai i tij Kyle u larguan nga puna një javë para vrasjes së kuzhinierit.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...