Burim parash edhe pas vdekjes

13 Tetor 2016 - 14:27      

Të famshmit fitojnë gjatë jetës, e shumë prej tyre gjenerojnë para edhe pas vdekjes. Listën e sivjetshme të më të paguarve post mortem e kryeson Michael Jackson.

Për të katërtin vit rresht, mbreti i popit vazhdon të mos e lëshojë pozicionin e tij në krye të listës së yjeve që kanë ndërruar jetë, por që sjellin fitime.

Ai ka shtyrë më poshtë në renditje ikonat e muzikës Prince dhe David Bowie, që u shuan këtë vit. Jackson, i cili vdiq në 2009-n, ka në emrin e tij 825 milionë dollarë fitime për 2016-n.

Shitja e albumeve të Prince u rrit me vdekjen e këngëtarit nga një mbidozë aksidentale mjekimesh në muajin prill. Revista “Forbes” e rendit atë të pestin me 25 milionë dollarë fitime gjithësej, duke e vendosur pas Elvis Presley, që numëron 27 milionë dollarë, transmeton tch.

Bowie, vdekja e të cilit nga kanceri në janar erdhi pak ditë pas nxjerrjes së albumit të fundit, e kapercën për nga shitjet si Presleyn, ashtu dhe Jacksonin, por në total fitimet e nxjerra prej tij janë relativisht të ulëta, 10.5 milionë dollarë.

Në dhjetëshen më të mirë, “Forbes” vendos përpos këtyre emrave edhe ato të John Lenon, Bob Marley e Albert Einstein.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...