13 Tetor 2016 - 10:13
“Falënderoj Zotin që na bekoi”, shprehet Jackson duke i dhënë kështu fund spekulimeve që po qarkullonin nga muaji prill, kur njoftoi shtyrjen e turneut të saj “Unbreakable” me pretendimin se bashkë me të shoqin Wissam al-Mana do të fokusoheshin tek familja, transmeton tch,
Së fundmi u fotografua në Londër ndërsa blinte veshje për fëmijë. “People” citon një burim të afërt të këngëtares që thotë se ajo është super e lumtur për shtatzëninë, dhe se gjithçka po shkon shumë mirë.
Në një video të postuar në muajin prill, motra e Micheal Jackson tha fansave se do të ndërpriste turneun e saj për shkak të një ndryshimi të papritur.
“Mendova se ishte e rëndësishme që ju ta dinit të parët. Unë dhe bashkëshorti po planifikojmë familjen tonë. Ju lutem të më kuptoni se për mua është e rëndësishme”, shkruante Jackson.


17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...