Bon Jovit nuk i pëlqen jeta në Hollywood

12 Tetor 2016 - 10:39      

Këngëtari legjendar Jon Bon Jovi ka shijuar tre dekada duke qenë në qendër të vëmendjes si lider i grupit rok “Bon Jovi”.

Ai ishte i suksesshëm edhe në karrierën e tij “solo” si edhe në atë të aktrimit, por pavarësisht kësaj fama nuk është aspak e rëndësishme për të.

Ai dhe bashkëshortja e tij janë shkëputur nga rezidenca e tij në Los Angeles, për të jetuar në New York.

“Ne jetojmë në New York, nuk jetojmë në Hollywood. Nuk duam të jemi pjesë e tij”, ka thënë ai për revistën britanike “Metro”, duke shtuar se dëshiron të jetojë një jetë normale.

“Dëshiroj një jetë normale pasi jeta hipokrite e Hollywood nuk është për mua”, tregon rokeri 54-vjeçar.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...