Qëndrim Berisha, nën kornizat e hip-hopit [video]

11 Tetor 2016 - 18:51      

Ai këtë vit është futur nën kornizat e hip-hopit, ndërkohë përmes kësaj industrie muzikore, po synon ta realizojë ëndrrën e sapo nisur.

“Coco” është kënga e tij e parë, të cilën e lansoi para tre muajsh, kurse me projektin e tij të dytë “T’i fali krejt”, këngëtari Qëndrim Berisha ka rritur motivin dhe volumin e punës së tij për të vazhduar sjelljen e këngëve që do të mund të depërtojnë në top-listat vendase.

Qëndrimi ka vite që ka migruar në Zvicër, por ai ka një arsye që projektet muzikore është duke i realizuar në vendlindje.

Ai për emisionin “Express” theksoi se krijimtaritë muzikore, të cilat behën në kuadër të hip-hopit që zhvillohet në Kosovë, bëhen më profesionalisht sesa ato të cilat lansohen në tregun muzikor të vendit ku ai aktualisht jeton.

Këngëtari me prejardhje nga Klina tekstin dhe ritmet e projektit të tij të dytë ua ka besuar njërit prej producentëve më të talentuar në vend, Arton Avdylit, i njohur si 2Ton.

Qëndrimi deklaroi se deri në fund të këtij viti është duke planifikuar të sjellë edhe një këngë, të cilën tha se do ta realizojë në bashkëpunim me një nga producentët më me zë të skenës vendase.

Në botën artistike, atë që e veçon një këngëtar është pseudonimi, mirëpo pse Qëndrimi nuk ka vendosur ta pagëzojë vetën me emër artistik?

Këto dhe shumëçka tjetër rreth artistit të ri shqiptar mund të mësoni në videon e mëposhtme:

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...