Uka synon të sjellë RnB të vërtetë në Kosovë

10 Tetor 2016 - 16:58      

Uka, artisti i ri i labelit ‘Blloku Par Entertainment’ thotë se synon që në tregun shqiptar të sjellë zhanrin real RnB.

Një javë pasi publikoi këngën e parë “Krejt Po T'kqyrin”, Uka për koha.net ka thënë se kjo këngë është pritur mirë dhe se tash është shumë i motivuar për të vazhduar me projekte të reja.

“Kënga që sapo ka dalë është pritur mjaft mirë pasi që është një këngë me një ritëm më ndryshe dhe pak më e veçantë. Synimi im është që të bëj ‘real’ RnB se besoj që kjo i ka munguar tregut edhe ka me i mungu akoma, andaj jam shumë i motivuar të vazhdoj edhe më shumë me jap prej vetes”, ka thënë Uka për koha.net.

“Tash pas spotit do të dalë edhe një audio dhe shumë projekte tjera në vijim kemi për t’i punuar secilën më të veçantë se tjetrën dhe besoj që kanë me u prit mirë nga publiku”, ka shtuar më tej ai.

“Krej't Po T'kqyrin” është projekt i “Blloku Par Entertainment”. Dren “Gawd Producer” është producenti, tekstshkruesi dhe është kujdesur për muzikën. Klipi është realizuar nga VSM.
 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...