
10 Tetor 2016 - 09:59
Albumi i ri i grupit do të publikohet më 2 dhjetor, përderisa paraporositë mund të bëhen tani, transmeton Koha.net.
“Albumi i ri ‘‘Blue & Lonesome’ do të dalë më 2 dhjetor”, shkruan Rolling Stones. Grupi ka zbuluar edhe listën e këngëve të albumit gjithashtu.

Në përshkrimin e albumit të ri në faqen zyrtare Rolling Stones shkruan se, “‘Blue & Lonesome’ rikthen grupin te rrënjët dhe pasionin për muzikën ‘blues’, e cila gjithmonë ishte në zemrën dhe shpirtin e grupit”.
Bashkëproducenti i këtij albumi, Don Was ka thënë se ky album është testament i dashurisë së pastër të Rolling Stones për muzikën.
“Ky album është dëshmi e qartë e dashurisë së tyre të pastër në krijimin e muzikës, dhe ‘bluesi’ është për Stones, burimi i çdo gjëje që bëjnë”, ka thënë Was.
Albumi i fundit i Rolling Stones ishte “A bigger Bang”, që është albumi i 24 i grupit, i cili ishte publikuar më 2005.
Lista e këngëve të albumit është kjo:

© KOHA
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...