Shfaqen fotografitë e pa publikuara të Amy Winehouse kur ishte e re

9 Tetor 2016 - 18:40      

Fotografi Charles Moriarty është duke punuar në një libër të quajtur “Before Frank”, një libër të cilin ai ia kushton shoqes së tij, këngëtares së ndjerë Amy Winehouse.

Në këtë libër ai shfaq Amyn, përmes fotografive të pa publikuara, kur ishte e re.

Libri i ri me fotografitë e pa parë deri më tani të së ndjerës Winehouse, të cilat janë bërë në vitin 2003 pak para lansimit të albumit të saj “Frank”, aktualisht është në prodhim, transmeton Koha.net. Prodhimi i këtij libri financohet nga fushata e Kickstarter.

Libri “Before Frank”, i cili pritet të lansohet së shpejti, është i përbërë nga fotografitë e bëra gjatë disa sesioneve të fotografive intime gjatë asaj periudhe.

Amy dhe Charles krijuan miqësinë gjatë sesioneve të fotografive dhe fotografitë e bëra shfaqin Amyn të lumtur, shëndetshme dhe të relaksuar, të cilat janë në kontrast me “breshëri” fotografish të cilat janë postuar në tabloidet e ndryshme në vitet e fundit të saj.

© KOHA

 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...