Dr. Dre: S’e kam rrahur ish të dashurën, do ta padis kompaninë filmike Sony

9 Tetor 2016 - 11:44      

Reperi i njohur Dr. Dre ka bërë një kërcënim të qartë mbi një film të ardhshëm i cili shfaq atë duke rrahur ish të dashurën e tij, Michel’le, deri në alivanosje.

Ai kërcënon se do ta padisë kompaninë Sony Pictures nëse ajo e transmeton këtë film.

Sony Pictures do të lansojë këtë muaj filmin “Surviving Compton: Dre, Suge & Michel’le”, një film i cili e përshkruan reperin Dre si rrahës të gruas, transmeton Koha.net. TMZ ka mësuar se ekipi ligjor i Dr. Dre i ka dërguar një letër kompanisë Sony në të cilën i kërkohej që të mos transmetojë këtë film nëse nuk dëshiron të përfundojë në gjykatë.

Sipas letrës, Dr. Dre kategorikisht mohon të ketë abuzuar ndonjëherë me Michel’len. Letra i referohet faktit se ata ishin në lidhje 30 vjet më parë dhe ajo kurrë nuk ka thënë se Dre ka abuzuar me të apo ka bërë ndonjë sjellje të dhunshme ndaj saj. Në letër shkruan po ashtu se ajo kurrë nuk ka marrë ndonjë trajtim mjekësor apo ka bërë ndonjë raportim në polici.

Gjithashtu, TMZ ka mësuar se roli i reperit Dre në film është shumë i dhunshëm – duke sulmuar Michel’len, duke e tërhequr atë për flokësh, duke e goditur në fytyrë dhe madje duke e drejtuar edhe armën ndaj saj.

Avokatët e Dr. Dre po ashtu kanë paralajmëruar Michel’len që të tërhiqet edhe ajo.

Filmi “Surviving Compton: Dre, Suge & Michel’le” pritet që të lansohet javën e ardhshme.

© KOHA

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...