8 Tetor 2016 - 17:44
Çifti është fejuar në Paris në vitin 2010 por planifikimet për ditën e madhe i nisën vetëm pak muaj më parë.
Ceremonia përmbante të gjitha parakushtet e një dasme mbretërore me rreth 20 familje mbretërore nga e mbarë bota të pranishme, duke përfshi Princin Michael nga Kent-kushëriri i parë i Mbretëreshës Elizabeth II e Britanisë së Madhe, transmeton Koha.net.
Të pranishme ishin edhe Princesha Léa nga Belgjika e Mbretëresha Sofía nga Spanja.
Mediumi britanik, “DailyMail”, kujton se si familja mbretërore shqiptare u dëbua nga vendi më 1939 pasi Shqipëria u pushtua nga fashistët italianë.
Pas Luftës së Dytë Botërore, kur Komunistët morën pushtetin, Mbreti Zog, gjyshi i Princit Lekë, dhe familja e tij u konsideruan tradhtarë dhe iu hoq pushteti në tërësi dhe u fshinë nga librat e historisë.
Për të rinjtë shqiptarë, ceremonia u prit me indiferencë, mirëpo gjeneratat e vjetra thonë se vendi ka qenë më mirë kur mbretërit sundonin para komunizmit.














© KOHA
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...