8 Tetor 2016 - 11:40
Kryebashkiaku Erion Veliaj kurorëzon çiftin mbretëror.
Nga sot Elia Zaharija do të jetë Princeshe Elia Zogu
Në këtë ceremoni madhështore të familjes mbretërore shqiptare, vendi ynë pret përfaqësues të Familjeve të mëdha Mbretërore të Evropës dhe më gjerë.
Oborri mbretëror bën të ditur se ceremoniali nis me celebrimin e çiftit në mjediset e Pallatit të Brigadave, vijon me një pritje në Rezidencën pranë Galerisë së Arteve dhe mbyllet me darkën festive përsëri në Pallatin e Brigadave.
Darka me 300 te ftuar
Në darkën e dasmës do të jenë rreth 300 të ftuar, ndër ta do të jenë Princi i Luksemburgut, Princët nga Lihtneshtejni, LSM Princesha Lalla Salma e Marokut, LSP Farah Diba, MS Mbretëresha Sofia e Spanjës etj.. Të ftuar në celebrim janë edhe krerët më të lartë të shtetit shqiptar, Presidenti i Republikës,Bujar Nishani, Kryeministri Edi Rama, Kryetari i Parlamentit Ilir Meta, ministra të Qeverisë etj..
Në orën 11.00 pritet të fillojë celebrimi në Sallën e Fronit, drejtuar nga Kryetari i Bashkisë së Tiranës, z.Erion Veliaj.
Në orën 11.15 përfaqësuesit e klerit në Shqipëri do të mbajnë fjalën e tyre përshëndetëse për këtë martesë dhe në orën 11.30 celebrimi do të mbyllet me fotot përkatëse, për të vazhduar me një pritje prej 800 të ftuarish në Rezidencë.
Në orën 12.15 parashikohet mbërritja e çiftit dhe të ftuarëve në festën në Oborr, ku Princ Leka do të mbajë një fjalim. Festa parashikohet të zgjatë rreth dy orë.
Festa do të hapet me kalimin e çifteve, të kryesuar nga Princi Leka dhe Princeshë Elia Zaharia dhe fjalimin përshëndetës të Z. Skënder Zogu rreth orës 20.50.
Më pas gjatë mbrëmjes, do të mbajnë fjalën e tyre, edhe babai i Elia Zaharias, Z.Gjergj Zaharia, Princ Leka II dhe Princesha Elia, për ta finalizuar festën me çastin e tortës në orën 24.00.



© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...